This is an Albanian game, similar to Hearts, but with different rules. The rest of the description will be in Albanian.
Mirsevini ne lojen me te famshme shqiptare. Ky ehste versioni offline i lojes, por nese do shikojme qe jo loje pelqehet dhe luhet nga shume veta do te pregatisim nje update qe te kete brenda edhe versionin multiplayer online.
Pesëkatëshi
Pending changes are displayed on this pageE pashqyrtuar
Loja pesëkatësh është një lojë me letra e ngjashme me lojën e kupave. Loja luhet me katër lojtarë të cilëve u ndahen të gjitha letrat. Lojtarët mund të luajnë secili për vete ose dy me dy. Luhet një numër i caktuar katesh, ose deri sa dikush të arrijë një numër të caktuar pikësh.
Loja
Kater lojrat e para (ose katet) janë të ngjashme, prandaj shpesh edhe luhen bashkë. Qëllimi është që të marrësh sa më shumë pikë. Të tjerët vazhdojnë duke hedhur një letër nga po ai lloj (kupa, karo, spathi, apo maç). Ai që hedh letrën më të madhe (2,3,4...,K,A) merr letrat e dorës dhe hap dorën tjetër. Kur s'ke nga lloji i hapur mund të hedhësh nga cilido lloj që dëshiron.
Loja e shtatave niset nga ai që ka 7 spathi dhe vazhdon në shkallëzim me dy kahe (p.sh. 7,8,9...K,A, apo A,2,...,6,7) njëkohësisht me letra të të njëjtit lloj. Nuk është e thënë të vazhdosh në të njëjtin kah, por duhet të ruash llojin e hapur. Kush ka shtata mund të hapi një varg tjetër. Ai që s'ka letra për të vazhduar vargjet e hapura, kalon radhën duke marrë një letër nga paraardhësi, ky i fundit mund t'i japi çfarëdo letre të ketë dëshirë. Qëllimi i lojës është të mbarosh sa më parë letrat e tuaja.
Pikët
Kati i derrit - derri (K) maç është -16 pikë
Kati i çupave - çupat (Q) janë -4 pikë secila
Kati i kupave - kupat janë -2 pikë secila
Kati i letrave - çdo dorë është +2 pikë
Kati i shtatave - ai që mbaron i pari merr +32, i dyti +16, i treti +8, i katërti +4
Ne kete loje kater lojrat jane bashke, dhe nuk ka loje shtatash. Dy lojra bejne nje kat :)
Pikët e letrave mblidhen, për shembull nëse dikush merr dorën që ka K maç, Q kup, 5 kup, 3 maç, ai do të ketë: -16-4-2-2+2=-22 pikë për atë dorë.
This version of 5Katesh Android Game comes with one universal variant which will work on all the Android devices.
If you are looking to download other versions of 5Katesh Android Game, We have 1 version in our database. Please select one of them below to download.