Smart City
Është zgjidhje teknologjike që përbehet prej katër (4) softuerëve (softuerit për ‘iOS’, softuerit për ‘Android’, softuerit ‘responsiv’) që janë të destinuar për qytetare dhe softuerit ‘web’ që është në disponueshmëri të zyrtarëve komunal. Zgjidhja është e bazuar në kërkesat e autoritetit kontraktues, Komuna e Prizrenit.
Kjo zgjidhje, aktualisht ofron mundësinë e raportimit të rasteve nga qytetarët në regjionin e Komunës së Prizrenit, parashtrimin e ankesave dhe kërkesave, marrjen e të rejave (lajmeve) që ndodhin, identifikimin e pikave turistike dhe bizneseve, shkollave dhe çerdheve, spitaleve dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare, njohjen me zyrtaret publikë, policinë dhe qasjen në kamerat që lejon autoriteti komunal për publikun.
Vëmendje: Kjo zgjidhje aktualisht mbulon vetëm komponentën softuerike të SMART CITY dhe në të ardhmen pritet (rekomandohet) të ndërlidhen edhe shërbime tjera, në varësi prej kapacitetit investiv. Poashtu, cilësia dhe vëllimi i shënimeve të prezantuara në SMART CITY është në proces dhe do të avancohen, në varësi të kontributit të organizatave publike që operojnë në komunë.
This version of SmartCity Prizren Android App comes with one universal variant which will work on all the Android devices.
If you are looking to download other versions of SmartCity Prizren Android App, We have 1 version in our database. Please select one of them below to download.